PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8038, DATË 23.11.1995 “PËR TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8287, datë 18 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8287
- Data e miratimit
- 18 shkurt 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 9 mars 1998
- Hyn në fuqi
- 24 mars 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09
LIGJ
Nr.8287, datë 18.2.1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8038, DATË 23.11.1995 “PËR
TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8038, datë 23.11.1995, neni 2.1 ndryshohet si vijon:
“Shteti përcakton politikën e zhvillimit të telekomunikacioneve në Republikën e Shqipërisë
nëpërmjet ministrit përkatës, në vartësi të të cilit është Drejtoria e Përgjithshme e Postave dhe
Telekomunikacioneve (DPPT) dhe rregullon sektorin e telekomunikacioneve nëpërmjet Entit
Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT). Statusi, detyra, të drejtat dhe struktura e ERT përcaktohen
me ligj.”
Neni 2
Neni 2.2 ndryshohet si vijon:
“Detyrat kryesore të DPPT janë:
1. Të nxitë zhvillimin e industrisë kombëtare të telekomunikacioneve.
2. Të stimulojë zhvillimin dhe investimet në sektorin e postave dhe të telekomunikacioneve.
3. Të bashkërendojë planet e zhvillimit të rrjeteve të telekomunikacioneve për nevojat e
institucioneve shtetërore, si të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme etj.
4. Të mbledhë e të përpunojë të dhëna statistikore nga gjithë operatorët publikë të postave dhe
të telekomunikacioneve të vendit.
5. Të bashkërendojë shërbimet kombëtare të radiondërlidhjes bregdetare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.