PËR ENTIN RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE
Ligji nr. 8288, datë 18 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8288
- Data e miratimit
- 18 shkurt 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 9 mars 1998
- Hyn në fuqi
- 24 mars 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09
LIGJ
Nr.8288, datë 18.2.1998
PËR ENTIN RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i ligjit është ngritja e Entit Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT). Në këtë ligj
përcaktohen funksionet, kompetencat dhe procedurat, në bazë të të cilave ky ent do të punojë.
Objektiv i rëndësishëm i këtij ligji është garantimi dhe mbrojtja e interesave publikë dhe
krijimi i një mjedisi transparent ligjor e rregullator që do të nxitë investimet private në këtë sektor.
Neni 2
Përkufizime
1. “Enti Rregullator i Telekomunikacioneve” është institucion i rregullimit të sektorit të
telekomunikacioneve (ERT).
2. “Këshill” do të kuptohet Këshilli Drejtues i ERT.
3. “Ministri” është ministria që mbulon telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë.
4. “Shërbime të telekomunikacioneve” janë veprimtari tregtare të transferimit të
informacioneve nga një burim drejt një ose me shumë destinacioneve.
5. “Interkoneksion” është lidhja midis rrjeteve të operatorëve të ndryshëm.
6. “Operator” është çdo person fizik apo juridik, i cili i ofron publikut shërbime
telekomunikacionesh.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.