PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8221, DATË 14.5.1997 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK DHE PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 8289, datë 19 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8289
- Data e miratimit
- 19 shkurt 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 9 mars 1998
- Hyn në fuqi
- 24 mars 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09
LIGJ
Nr.8289, datë 19.2.1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8221, DATË 14.5.1997 “PËR RADION DHE
TELEVIZIONIN PUBLIK DHE PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Komisionit të Përhershëm të Mjeteve të Informimit Publik
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8221, datë 14.5.1997 “Për Radion dhe Televizionin publik dhe privat në
Republikën e Shqipërisë”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Neni 6, pika 2 ndryshohet si vijon:
“Këshilli Kombëtar i RT, në përputhje me kërkesat që ka për transmetime radiotelevizive, i
kërkon Entit Rregullator të Telekomunikacionit (ERT), të përcaktojë numrin e kanaleve të
disponueshme të frekuencave për veprimtari radiotelevizive lokale dhe kombëtare.
ERT detyrohet që brenda 30 ditëve t’i përgjigjet me shkrim kërkesës së Këshillit Kombëtar të
RT dhe t’i vërë atij në dispozicion kanalet e lira të frekuencave për veprimtari radiotelevizive.
KKRT jep licencën e transmetimit radioteleviziv, duke u bazuar te kanalet e disponueshme të
frekuencave të miratuara nga ERT”.
Neni 2
Neni 6, pika 13, ndryshohet si vijon:
"Jep mendim për perspektivën e veprimtarisë radiotelevizive”.
Neni 3
Kreu III "Planifikimi i frekuencave për radion e televizionin" shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 18 paragrafi i fundit hiqet.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.