Ligj

PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT

Ligji nr. 8290, datë 24 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 24 qershor 2010.

Numri
8290
Data e miratimit
24 shkurt 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 9 mars 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09

LIGJ

Nr.8290, datë 24.2.1998

PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Arma e zjarrit përdoret si mjet ekstrem për të frenuar ose paralizuar veprimet e

kundërligjshme të personit ose personave të përcaktuar në këtë ligj, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë

rezultat ose kur duket qartë se përdorimi i tyre nuk do të ketë sukses.

Neni 2

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, policitë e tjera të armatosura të krijuara me

ligj, të cilat nuk janë në përbërje të Forcave të Armat osura, si dhe rojat civilë të armatosur, kanë të

drejtë të përdorin armët e zjarrit për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të

një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të je të në

proporcion me rrezikshmërinë e sulmit (në kushtet e mbrojtjes së nevojshme), si dhe kur u kërkohet

për të përballuar një rrezik real dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre

nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë

më i madh se dëmi i zmbrapsur (në kushtet e nevojës ekstreme).

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 qershor 2010 · 10291 · Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.