Ligj

PËR FORCAT SPECIALE DHE ATO TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË

Ligji nr. 8292, datë 25 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 mars 2001.

Numri
8292
Data e miratimit
25 shkurt 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 9 mars 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09

LIGJ

Nr. 8292, datë 25.2.1998

PËR FORCAT SPECIALE DHE ATO TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë përbëhen nga njësi të specializuara të policisë,

të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji për zgjidhjen e situatave,

kur ka prishje të rënda të rendit, akte terrorizmi e banditizmi dhe krime të tjera të rënda, detyra të cilat

nuk mund të kryhen nga forcat e tjera të policisë.

Forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë bëjnë pjesë në strukturën e Drejtorisë së

Përgjithshme të Policisë në Ministrinë e Brendshme.

Neni 2

Forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë gjatë ushtrimit të detyrës, zbatojnë me

përpikëri dispozitat kushtetuese, kërkesat e ligjit dhe respektojnë e mbrojnë të drejtat dhe liritë e

shtetasve.

KREU II

ORGANIZIMI I FORCAVE SPECIALE DHE ATYRE TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË

Neni 3

Forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shp ejtë përbëhen nga efektiva oficerë, nënoficerë dhe

policë me pagesë. Organika e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 26 mars 2001 · 8751 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8292, DATË 25.2.1998 “PËR FORCAT SPECIALE DHE ATO TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.