Ligj

KODI I ETIKËS SË POLICISË

Ligji nr. 8291, datë 25 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 nëntor 2015.

Numri
8291
Data e miratimit
25 shkurt 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 9 mars 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09

LIGJ

Nr.8291, datë 25.2.1998

KODI I ETIKËS SË POLICISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Kodi i Etikës së Policisë është tërësia e parimeve dhe normave, mbi bazën e të cilave

punonjësit e të gjitha llojeve të policisë në Republikën e Shqipërisë shprehin vullnetin e tyre dhe

ndërgjegjësimin për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe zbatimin e ligjit, duke u karakterizuar nga

humanizmi, objektiviteti dhe sjellja e kulturuar gjatë përmbushjes së detyrave.

Neni 2

Policia është në shërbim të publikut për ruajtjen e rendit e të institucioneve shtetërore dhe

joshtetërore, të qetësisë publike dhe mbrojtjen e lirive e të drejtave themelore të njeriut.

Neni 3

Gjatë zbatimit të detyrave të ngarkuara me ligj, punonjësit e policisë veprojnë me ndersh mëri

dhe paanësi, duke kërkuar zbatimin e njëjtë të ligjit nga individët, pavarësisht nga bindjet politike a

fetare, raca, pozita shoqërore dhe shtetërore, kombësia e shtetësia ose kushtet ekonomike që ata kanë.

Neni 4

Punonjësit e policisë detyrohet ta mbajnë uniformën në rregull, në të cilën të dallohen qartë

shenjat e veçanta personale dhe të shërbimit, si dhe gradat.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 maj 2002 · 8898 · Për një shtesë në ligjin nr. 8291, datë 25.2.1998 “Kodi i etikës së policisë”
  2. 19 nëntor 2015 · 125/2015 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 8291, datë 25.2.1998, “Kodi i Etikës së Policisë.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.