PËR POLICINË KRIMINALE
Ligji nr. 8293, datë 26 shkurt 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8293
- Data e miratimit
- 26 shkurt 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 9 mars 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1998-03-09
LIGJ
Nr.8293, datë 26.2.1998
PËR POLICINË KRIMINALE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Policia kriminale është strukturë e specializuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në
Ministrinë e Brendshme dhe në organet e saj vartëse në bazë për të luftuar kriminalitetin.
Neni 2
Veprimtaria e policisë kriminale realizohet në mënyrë të hapur ose të fshehtë për të mbrojtur
jetën, shëndetin, pasurinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurinë sociale e shtetërore nga veprimtaria
kriminale në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Veprimtaria e policisë kriminale bazohet në parimin e ligjshmërisë, të respektimit të lirive dhe
të drejtave të njeriut, të ruajtjes së sekretit dhe të bashkërendimit të veprimeve të hapura e të fshehta.
Neni 4
Bazat ligjore të veprimtarisë së policisë kriminale janë :
- dispozitat kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;
- ky ligj;
- ligjet e tjera që e ngarkojnë me detyra policinë kriminale;
- aktet nënligjore të dala nga Këshilli i Ministrave dhe titullari i Ministrisë së Brendshme
brenda kompetencave të tij.
Neni 5
Policia kriminale ka për detyrë:
- zbulimin, parandalimin dhe ndërprerjen e veprimtarisë kriminale, evidencimin dhe kapjen e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.