PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7853, DATË 27.7.1994 “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)
Ligji nr. 8297, datë 4 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8297
- Data e miratimit
- 4 mars 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 4 prill 1998
- Hyn në fuqi
- 19 prill 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1998-04-04
LIGJ
Nr.8297, datë 4.3.1998
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET
(KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7853, DATË 27.7.1994 “PËR
DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI
DHE PRODHIMI)
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”,në nenin 2,
paragrafi me përmbajtjen ““Ministri” do të thotë Ministria e Industrisë, Burimeve Minerare dhe
Energjetike” ndryshohet dhe zëvendësohet me paragrafin si vijon:
“Ministri do të thotë ajo ministri që drejton veprimtarinë”.
Neni 2
Në nenin 13, në pikën 1 fjalët “Ministri i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetike…”
të ndryshohen dhe të zëvendësohen me fjalët:
““Ministri” që drejton veprimtarinë…”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2011, datë 12.3.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.