PËR NDRYSHIMIN E TAKSAVE DOGANORE PËR DISA INPUTE BUJQËSORE
Ligji nr. 8301, datë 12 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8301
- Data e miratimit
- 12 mars 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 10 prill 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1998-04-10
LIGJ
Nr.8301, datë 12.3.1998
PËR NDRYSHIMIN E TAKSAVE DOGANORE PËR DISA INPUTE BUJQËSORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në emërtesën e mallrave taksat doganore për inputet bujqësore sipas kreut 07.01 dhe kodit
0701.10 (farë patate); kreut 10.01 (farë gruri); kreut 10.05 dhe kodit 1005.10 (farë misri); kreut 12.06
dhe kodit 1206.00 (farë luledielli); kreut 12.09 (farat, frutat dhe sporet, të një lloji të përdorur për
mbjellje); krerëve 31.01; 31.02; 31.03; 31.04 dhe 31.05 (plehërat) ndryshohen nga 10 për qind në 5 për
qind; kurse taksat doganore sipas kreut 38.08; kreut 39.20 dhe kodit 3920.20 (fletë plastmasi për
mbulesa sere) ndryshohen nga 20 për qind në 5 për qind.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi me dekretimin e tij nga Presidenti i Republikës.
Shpallur me dekretin nr.2030, datë 1.4.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.