Ligj

PËR ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE QË KRIJOHEN NË PYJE DHE KULLOTA - PASURI SHTETËRORE

Ligji nr. 8302, datë 12 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8302
Data e miratimit
12 mars 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 4 prill 1998
Hyn në fuqi
19 prill 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1998-04-04

LIGJ

Nr.8302, datë 12.3.1998

PËR ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE QË KRIJOHEN NË PYJE DHE KULLOTA -

PASURI SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Të ardhurat e pyjeve dhe kullotave - pasuri shtetërore, që përfitohen nga shitja e lëndës

drusore, tarifat e kullotjes, bimëve eterovajore- tanifere, gjuetisë dhe të ardhurat nga veprimtaritë e

tjera që do të përcaktohen me ligj, administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave.

Neni 2

Në të ardhurat e përcaktuara në nenin 1 të këtij ligji, nuk përfshihen financimet nga buxheti i

shtetit dhe financimet nga donatorët e huaj për realizimin e projekteve të ndryshme në sektorin e

pyjeve dhe kullotave.

Neni 3

Të ardhurat, siç përcakto hen në nenin 1, ndahen ndërmjet buxhetit të shtetit dhe Drejtorisë së

Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, sipas lidhjes nr.1 që i bashkëngjitet këtij ligji. Ato mbahen në

llogari rrjedhëse të veçantë në bankë.

Neni 4

Kriteret për administrimin e të ard hurave që mbeten në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve

dhe Kullotave, përcaktohen nga bordi këshillimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe

Kullotave.

Drejtori i Përgjithshëm i Pyjeve dhe Kullotave përcakton kriteret e ndërtimit, të drejtat, detyrat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.