PËR SIGURINË NË AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR
Ligji nr. 8310, datë 19 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 30 tetor 2003.
- Numri
- 8310
- Data e miratimit
- 19 mars 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 21 prill 1998
- Hyn në fuqi
- 6 maj 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1998-04-21
LIGJ
Nr.8310, datë 19.3.1998
PËR SIGURINË NË AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRJGITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të garantojë zbatimin e normave të sigurisë, rregullsinë dhe
efektshmërinë e aviacionit civil kombëtar e ndërkombëtar në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji termat vijues kanë këto kuptime:
“Siguri” - kombinim i masave, i njerëzve dhe mjeteve për të ruajtur interesat e aviacionit civil
kombëtar e ndërkombëtar nga aktet e ndërhyrjeve të paligjshme.
“Kontroll sigurie” - kontrolli për mbartjen e eksploziveve dhe sendeve të tjera të mundshme
në kryerjen e një akti të ndërhyrjes së paligjshme që duhet ndaluar.
“Programi i sigurisë” - të gjitha masat e zbatuara në parandalimin e akteve të ndërhyrjeve të
paligjshme kundër interesave kombëtarë dhe ndërkombëtarë të aviacionit civil.
“Ekran” - përdorimi i teknikës ose i mjeteve të tjera për të zbuluar armët, eksplozivët ose
pajisjet e tjera të rrezikshme, nga të cilat mund të kryhet një krim a një akt i paligjshëm.
“Zona tranzite” - zona ku pasagjerët futen pasi kalojnë ekranin dhe para se të futen në bord.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 30 tetor 2003 · 9149 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8310, DATË 19.3.1998 "PËR SIGURINË NË AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.