PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8247, DATË 2.10.1997
Ligji nr. 8311, datë 19 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8311
- Data e miratimit
- 19 mars 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 4 prill 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1998-04-04
LIGJ
Nr.8311, datë 19.3.1998
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7678, DATË 3.3.1993 “PËR AKCIZAT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8247, DATË 2.10.1997
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 3 të ligjit nr.7678, datë 3.3.1993 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”,
ndryshuar me ligjin nr.8247, datë 2.10.1997, paragrafi i parë pas pikës “Dh” ndryshohet si vijon:
“Importimi i çdo lloj nënprodukti nafte që nuk përfshihet në pikën “Dh”, trajtohet me akcizë
300 për qind, përveç vajgurit të vendit që trajtohet me akcizë 110 për qind dhe vajgurit të importit që
trajtohet me akcizë 150 për qind.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi në datën e shpalljes nga Presidenti i Republikës.
Shpallur me dekretin nr.2026, datë 24.3.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.