PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL
Ligji nr. 8313, datë 26 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 11 dhjetor 2001.
- Numri
- 8313
- Data e miratimit
- 26 mars 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 21 prill 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1998-04-21
LIGJ
Nr.8313, datë 26.3.1998
PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Subjektet e tatimit të biznesit të vogël
Subjekt i tatimit mbi biznesin e vogël është çdo person që kryen biznes në territorin e
Republikës së Shqipërisë gjatë çfarëdo periudhe të vitit kalendarik dhe që nuk i nënshtrohet tatimit
mbi vlerën e shtuar.
Objekt i tatimit mbi biznesin e vogël është xhiroja (në lekë) e realizuar në çdo vend biznesi
për një vit kalendarik.
Tatimi mbi biznesin e vogël nënkupton tatimin me kuotë fikse, të llogaritur sipas tabelës
përkatëse të kreut II, plus tatimin mbi xhiron të llogaritur sipas dispozitave të kreut III të këtij ligji.
Neni 2
Përkufizime
a) Termi “Person” nënkupton çdo person fizik ose juridik, shtetëror ose privat, shqiptar ose i
huaj që kryen veprimtari biznesi.
b) Termi “Tatimpagues” nënkupton çdo person që i nënshtrohet tatimit sipas këtij ligji.
c) Termi “Tatim” nënkupton tatimin mbi biznesin e vogël të përcaktuar nga ky ligj. Ai
përbëhet nga tatimi me kuotë fikse dhe tatimi mbi xhiron.
ç) Termi “Tatim me kuotë fikse” nënkupton tatimin e përcaktuar nga kreu II.
d) Termi “Tatim mbi xhiron” nënkupton tatimin e përcaktuar nga kreu III.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 15 dhjetor 2000 · 8715 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8313, DATË 26.3.1998, “PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL”
- 11 dhjetor 2001 · 8842 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8313, DATË 26.3.1998, "PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8715, DATË 15.12.2000
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.