Ligj

PËR TOKAT BUJQËSORE TË PANDARA

Ligji nr. 8312, datë 26 mars 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8312
Data e miratimit
26 mars 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 21 prill 1998
Hyn në fuqi
6 maj 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1998-04-21

LIGJ

Nr.8312, datë 26.3.1998

PËR TOKAT BUJQËSORE TË PANDARA

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj ka për objekt rregullimin juridik të tokave bujqësore të pandara dhe të tokave

bujqësore të refuzuara nga familjet dhe që nuk pranojnë të marrin aktin e pronësisë apo të përdorimit

sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në zbatim të tij.

Neni 2

Toka bujqësore të pandara konsiderohen sipërfaqet e kadastruara në zërin tokë bujqësore më

1.8.1991, brenda kufijve të një njësie të caktuar administrati ve (fshat, komunë ose bashki që ka toka

bujqësore jashtë vijave kufizuese), të cilat nuk janë ndarë nga komisionet e tokave ose që janë refuzuar

të merren nga familjet apo individë të ndryshëm dhe që nuk kanë ndryshuar zërin kadastral deri në

ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 3

Tokat bujqësore të ish -ndërmarrjeve bujqësore që nuk janë ndarë për arsye të kufizimit të

normës për frymë, mbeten disponibël shtetëror dhe nuk janë objekt i këtij ligji.

Neni 4

Tokat bujqësore që shtrihen në zonën me përparësi të zhvillimit turistik trajtohen sipas akteve

ligjore dhe nënligjore përkatëse.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.