Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 "PËR KONCENSIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8105, DATË 28.3.1996 DHE DEKRETIN NR.1628, DATË 17.10.1996

Ligji nr. 8329, datë 16 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8329
Data e miratimit
16 prill 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 18 maj 1998
Hyn në fuqi
2 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1998-05-18

LIGJ

Nr.8329, datë 16.4.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 "PËR KONCENSIONET

DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE

INFRASTRUKTURË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8105, DATË 28.3.1996 DHE

DEKRETIN NR.1628, DATË 17.10.1996

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 "Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në

shërbimet publike dhe infrastrukturë", ndryshuar me ligjin nr.8105, datë 28.3.1996 dhe dekretin

nr.1628, datë 17.10.1996, pas pikës 7 të nenit 3 shtohen pikat 8 dhe 9 me këtë përmbajtje:

"8. Zonat që kanë përparësi turizmin.

9. Sektori minerar."

Neni 2

Projektet në shërbimet publike apo infrastrukturë, që do të kontraktohen në sektorin privat për

sektorët e përcaktuar në pikat 2,3,4,7,8 dhe 9 të nenit 3 miratohen nga Këshilli i Ministrave, ndërsa për

sektorët e përcaktuar në pikat 1,5 dhe 6 të nenit 3 miratohen nga pushteti lokal.

Neni 3

Në nenin 9, pika 3, në marrëveshjet që hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga Kuvendi Popullor

sipas pikave 2, 3, 4 dhe 7 të nenit 3, shtohen edhe pikat 8 e 9 të nenit 3.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.