Ligj

PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE

Ligji nr. 8331, datë 21 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 27 nëntor 2008.

Numri
8331
Data e miratimit
21 prill 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 22 maj 1998
Hyn në fuqi
6 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1998-05-22

LIGJ

Nr.8331, datë 21.4.1998

PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese” dhe në vijim të nenit 462 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU I

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt vënien në ekzekutim të vendimeve penale dhe u rdhërimeve të tjera

ligjore, si dhe mënyrën e vuajtjes së dënimeve me përjashtim të dënimit me burgim që rregullohet me

ligj të posaçëm.

Ekzekutimi i vendimit penal që përmban dënim me vdekje rregullohet me dispozita të

veçanta.

Sipas këtij ligji ekzekuto hen edhe vendimet e gjykatës lidhur me masat e sigurimit për aq sa

nuk përcaktohet ndryshe nga Kodi i Procedurës Penale.

Neni 2

Përmbajtja e ekzekutimit

Me ekzekutim të vendimit penal kuptohet zbatimi i urdhërimeve që përmban vendimi penal i

formës së prerë dhe i vendimeve që, sipas Kodit të Procedurës Penale, kanë ekzekutim të

menjëhershëm, me synimin e riedukimit të të dënuarve, të rivendosjes së të drejtave të personave të

proceduar padrejtësisht dhe të drejtave të subjekteve juridike të cenuara nga vepra penale, duke

ndikuar në parandalimin e tyre.

Neni 3

Të drejtat e të dënuarit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 27 nëntor 2008 · 10024 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8331, DATË 21.4.1998 “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.