PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8224, DATË 15.5.1997 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË SË BASHKISË DHE TË KOMUNËS
Ligji nr. 8335, datë 22 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8335
- Data e miratimit
- 22 prill 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 22 maj 1998
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1998-05-22
LIGJ
Nr.8335, datë 23.4.1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8224, DATË 15.5.1997 "PËR ORGANIZIMIN DHE
FUNKSIONIMIN E POLICISË SË BASHKISË DHE TË KOMUNËS
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.8224, datë 15.5.1997, në nenin 1, paragrafi i parë, fjala "përkatësisht" ndryshohet
dhe zëvendësohet me fjalët "Për detyrat që kryen, ajo është".
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si vijon:
"Policia e bashkisë dhe e komunës, si rregull, ka këtë strukturë:
- inspektori - shefi i seksionit të policisë në bashki ose në komunë;
- policë.
Në këshillin e rrethit emërohet kryeinspektori i rrethit për policinë e bashkisë e të komunës."
Neni 3
Në nenin 3, paragrafl i parë, fjalët "Ministri i Brendshëm" zëvendësohen me fjalët "Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë".
Në paragrafin e dytë, pas fjalëve "Ai kryen me autorizim të prokurorit edhe funksione"
shtohet fjala "të oficerit".
Neni 4
Në nenin 5, fjala "oficerët" ndryshohet me fjalët "shefin e seksionit dhe inspektorët".
Neni 5
Në nenin 8, pika 1, fjala "urdhrave" zëvendësohet me fjalën "akteve" dhe fjala "vendimeve"
hiqet.
Pika 9 ndryshohet si vijon:
"Të inspektojë respektimin e dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në
mjedise publike".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.