Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7800, DATË 2.3.1994 "PËR PAGAT E GJYQTARËVE, NDIHMËSGJYQTARËVE EFEKTIVË DHE PROKURORËVE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8082, DATË 7.3.1996

Ligji nr. 8332, datë 23 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8332
Data e miratimit
23 prill 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 22 maj 1998
Hyn në fuqi
22 maj 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1998-05-22

LIGJ

Nr.8332, datë 23.4.1998

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7800, DATË 2.3.1994 "PËR PAGAT E GJYQTARËVE,

NDIHMËSGJYQTARËVE EFEKTIVË DHE PROKURORËVE", NDRYSHUAR ME LIGJIN

NR.8082, DATË 7.3.1996

Në mbështetj e të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7800, datë 2.3.1994, ndryshuar me ligjin nr.8082, datë 7.3.1996 neni 1 ndryshohet

si vijon:

"Pagat e gjyqtarëve, ndihmësgjyqtarëve efektivë, prokurorëve dhe inspektorëve të Këshillit të

Lartë të Drejtësisë të jenë sipas pasqyrave bashkëlidhur këtij ligji".

Neni 2

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, përballohen brenda fondeve të Buxhetit

të Shtetit për vitin 1998.

Ministria e Financave të bëjë detajimin e fondeve për çdo institucion.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 1998.

Pasqyra nr. 1

1. PAGA MUJORE E ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

1. Kryetar 80000 lekë

2. Anëtar 68000 lekë

Pasqyra nr.2

2. PAGA MUJORE E ANËTARËVE TË GJYKATËS SË KASACIONIT

1. Kryetar 76000 lekë

2. Zëvendëskryetar 70000 lekë

3. Anëtar 64000 lekë

Pasqyra nr.3

3. PAGA MUJORE E PUNONJËSVE TË PROKURORIVE

3.1. Në Prokurorinë e Përgjithshme

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.