Ligj

PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE

Ligji nr. 8339, datë 30 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 dhjetor 2001.

Numri
8339
Data e miratimit
30 prill 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8339, datë 30.4.1998

PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE

Në bazë të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Agjencia e Trajtimit të Kredive, që më tej do të quhet "Agjencia", krijohet në bazë të këtij ligji

dhe synon zgjidhjen e problemit të shlyerjes së kredive të dhëna nga bankat tregtare me kapital

tërësisht shtetëror deri në datën 31.12.1997.

Kjo Agjenci krijohet për të bërë të mundur shlyerjen me një kosto sa më të ulët të kredive

pranë bankave me kapital tërësisht shtetëror.

Ajo nuk ka për objekt të veprimtarisë së saj dhënien e financimeve subjekteve të ndryshme

ose bankave.

Neni 2

Agjencia është person juridik shtetëror me seli në Tiranë dhe e ushtron veprimtarinë e saj në

gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ushtron veprimtarinë në përputhje me këtë ligj dhe

me aktet e tjera normative në fuqi. Afati normal i veprimtarisë së saj është 3 vjet, duke filluar nga data

e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 3

Objekti i veprimtarisë së Agjencisë është:

a) Veprimi si agjente në emër dhe për llogari të bankave tregtare me kapital tërësisht shtetëror,

duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për të bërë të mundur shlyerjen e kredive të dhëna nga bankat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 mars 2000 · 8584 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8339, DATË 30.4.1998, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”
  2. 27 dhjetor 2001 · 8851 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8339, DATË 30.4.1998 “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8584, DATË 15.3.2000 DHE AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 27.4.2001, MIRATUAR ME LIGJIN NR.8797, DATË 14.5.2001

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.