Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7788, DATË 9.2.1994; NR.7852, DATË 27.9.1994; NR.7899, DATË 2.2.1995 DHE NR.8101, DATË 28.3.1996

Ligji nr. 8338, datë 30 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8338
Data e miratimit
30 prill 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 22 maj 1998
Hyn në fuqi
6 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1998-05-22

LIGJ

Nr.8338, datë 30.4.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E

TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7788, DATË

9.2.1994; NR.7852, DATË 27.9.1994; NR.7899, DATË 2.2.1995 DHE NR.8101, DATË 28.3.1996

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 20.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 7777, datë 22.12.1993 "Për sis temin e taksave në Republikën e Shqipërisë"

ndryshuar me ligjet nr.7788, datë 9.2.1994; nr.7852, datë 27.9.1994; nr.7899, datë 2.2.1995 dhe

nr.8101, datë 28.3.1996, neni 3 ndryshohet si vijon:

"Në taksat lokale bëjnë pjesë:

1. Taksat e bashkisë dhe të komunës:

1.1 taksa e regjistrimit për veprimtari të ndryshme;

1.2 taksa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave;

1.3 taksa e fjetjes në hotel të të huajve;

1.4 taksa e tregut për zënie vendi;

1.5 taksa e xhiros për restorante, diskoteka, hotele, kafene, bar-bufe e pastiçeri;

1.6 taksa e reklamës;

1.7 taksa e tabelës;

1.8 taksa për çdo bagti të therur;

1.9 taksa për shfrytëzimin e lendës drusore në pyjet prone e komunave;

1.10 taksa regjistrimi për ushtrimin e lotarive, konkurseve parashikuese dhe lojërave të fatit

me karakter lokal;

1.11 taksa për mbajtjen e qenve të luksit;

1.12 taksa regjistrimi për vendbanimin e ri;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.