PËR KALIMIN NË PRONËSI TË TOKËS BUJQËSORE, PYJORE, LIVADhEVE DHE KULLOTAVE
Ligji nr. 8337, datë 30 prill 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8337
- Data e miratimit
- 30 prill 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 22 maj 1998
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1998-05-22
LIGJ
Nr.8337, datë 30.4.1998
PËR KALIMIN NË PRONËSI TË TOKËS BUJQËSORE, PYJORE, LIVADHEVE DHE
KULLOTAVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ky ligj synon rregullimin juridik të kalimit të pronësisë mbi tokën bujqësore, pyjore,
livadheve dhe kullotave për personat fizikë dhe juridikë shqiptarë.
Kalimi i pronësisë së tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave bëhet me akt noterial,
sipas dispozitave të Kodit Civil.
Neni 2
Në kuptim të këtij ligji:
Tokë bujqësore është ajo tokë, që në çastin e kalimit të pronësisë konsiderohet e tillë në bazë
të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën" dhe të akteve të tjera nënligjore.
Tokë pyjore është ajo tokë, që në çastin e kalimit të pronësisë plotëson kriteret e ligjit nr.7623,
datë 13.10.1992 "Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjor" dhe të ligjit nr.8118, datë 9.7.1996 " Për
miratimin e dekre tit nr. 1489, datë 16.5.1996 " Për një shtesë në ligjin nr. 8084, datë 7.3.1996 "Për
miratimin me sht esa e ndryshime të dekretit nr. 1359, datë 5.2.1996 "Për disa ndryshime në dekretin
nr.1254, datë 19.10.1995 "Për kompensimin e ish- pronarëve të tokës bujqëso re, jobujqësore dhe të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.