Ligj

PËR MOSMIRATIMIN E DEKRETIT NR.204, DATË 5.6.1992 "PËR PASURITË E SINDIKATAVE"

Ligji nr. 8340, datë 6 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8340
Data e miratimit
6 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Hyn në fuqi
4 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8340, datë 6.5.1998

PËR MOSMIRATIMIN E DEKRETIT NR.204, DATË 5.6.1992 "PËR PASURITË E

SINDIKATAVE"

Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", duke konstatuar se dekreti nr.204, datë 5.6.1992 "Për pasurinë e sindikatave" nuk është i

kundërfirmuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, detyrim kushtetues ky i parashikuar nga neni 29 i

ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese"

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Nuk miratohet dekreti nr.204, datë 5.6.1992 "Për pasurinë e sindikatave".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.2089, datë 12.5.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.