Ligj

PËR RREGULLIMIN E PASOJAVE QË KANË RRJEDHUR NGA ZBATIMI I DEKRETIT NR.204, DATË 5.6.1992 "PËR PASURINË E SINDIKATAVE"

Ligji nr. 8340, datë 6 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8340
Data e miratimit
6 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8340/1, datë 6.5.1998

PËR RREGULLIMIN E PASOJAVE QË KANË RRJEDHUR NGA ZBATIMI I DEKRETIT

NR.204, DATË 5.6.1992 "PËR PASURINË E SINDIKATAVE"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pasuritë e sindikatave të fituara nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 konsiderohen

pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish -Bashkimeve Profesionale të

Shqipërisë, sipas inventarizimit dhe vlerësimit të bërë nga Komisioni i ngritur nga Ministria e

Financave dhe e Ekonomisë në muajin qershor të vitit 1992, mbi bazën e gje ndjes faktike të muajit

mars të vitit 1991.

Neni 2

Aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave, për ndarjen e pasurisë, deri në datën e hyrjes

në fuqi të këtij ligji, kanë vlerë juridike me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Mosmarrëveshjet që lidhen me këto aktmarrëveshje zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Neni 3

Rishpërndarja e pasurisë së sindikatave, në rastin e shkëputjes së fraksioneve dhe krijimit të

sindikatave të reja nga ato ekzistuese, bëhet mbi bazën e marrëveshjes në përpjestim me numrin e

anëtarëve të tyre. Në rast mosmarrëveshjesh ato zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.