Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7811, DATË 12.4.1994 "PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.782, DATË 22.2.1994 "PËR SISTEMIN FISKAL NË SEKTORIN E HIDROKARBUREVE (KËRKIM-PRODHIM)""

Ligji nr. 8345, datë 13 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8345
Data e miratimit
13 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Hyn në fuqi
19 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8345, datë 13.5.1998

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7811, DATË 12.4.1994 "PËR MIRATIMIN ME

NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.782, DATË 22.2.1994 "PËR SISTEMIN FISKAL NË

SEKTORIN E HIDROKARBUREVE (KËRKIM-PRODHIM)""

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr .7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Paragrafi i parë i pikës 2 të nenit 1 të dekretit nr.782, datë 22.2.1994 "Për sistemin fiskal në

sektorin e hidrokarbureve (kërkim -prodhim)", miratuar me ligjin nr.7811, datë 12.4.1994, ndryshohet

si vijon:

"Në rast se kontraktuesi, në përputhje me nenn 12 pika 2 të ligjit "Për hidrokarburet" është

Albpetroli dhe ky zotëron më shumë se 40 për qind të interesave ne marrëveshje hidrokarburesh dhe

asnjë aksioner tjetër nuk zotëron direkt ose indirekt një pjesëmarrje më të lartë, tatimi është:"

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2096, datë 18.5.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.