Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7593, DATË 29.7.1992, NR.7798, DATË 23.2.1994 DHE NR.8151, DATË 12.9.1996

Ligji nr. 8346, datë 13 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8346
Data e miratimit
13 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Hyn në fuqi
4 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8346, datë 13.5.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR ZGJEDHJET E

ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7593, DATË

29.7.1992, NR.7798, DATË 23.2.1994 DHE NR.8151, DATË 12.9.1996

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7573, datë 16.6.1992 "Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal ", ndryshuar me

ligjet nr.7593, datë 29.7.1992, nr.7798, datë 23.2.1994 dhe nr.8151, datë 12.9.1996 bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Në fund të paragrafit të dytë të nenit 3, pas fjalëve "dënim me burg" shtohet fjalia "ose

dënim plotësues, parashikuar nga pika 1 e nenit 30 të Kodit Penal."

Neni 2

Në nenin 9, pas paragrafit të dytë , shtohet një paragraf me këtë plërmbajtje:

"Në rast të zgjedhjeve të pjesshme, kategoria e shtetasve me banim të përkohshëm përcaktohet

nga Këshilli i Ministrave."

Neni 3

Në nenin 24, pas paragrafit të tretë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme, kur nuk krijohen komisione të zgjedhjeve të rretheve,

komisionet e komunave e bashkive miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo më vonë se 25

ditë para di tës së votimeve, me propozim të partive politike dhe prefektit jo më vonë se 27 ditë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.