Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" , NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7788, DATË 9.2.1994; NR.7799, DATË 2.2.1995; NR.8079, DATË 29.2.1996; NR.8165, DATË 21.11.1996; NR.8171, DATË 6.2.1997 DHE NR.8248, DATË 6.10.1997

Ligji nr. 8349, datë 20 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8349
Data e miratimit
20 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Hyn në fuqi
19 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8349, datë 20.5.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7777, DATË 22.12.1993 "PËR SISTEMIN E

TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË" , NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7788,

DATË 9.2.1994; NR.7799, DATË 2.2.1995; NR.8079, DATË 29.2.1996; NR.8165, DATË

21.11.1996; NR.8171, DATË 6.2.1997 DHE NR.8248, DATË 6.10.1997

Në mbështetie të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7777, datë 22.12.1993 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë"

ndryshuar me ligjet nr.7788, datë 9.2.1994; nr.7799, datë 2.2.1995; nr.8079, datë 29.2.1996; nr.8165,

datë 21.11.1996; nr.8171, datë 6.2.1997 dhe nr.8248, datë 6.10.1997, në nenin 2 hiqen fjalët: "Taksa

për qarkullimin rrugor".

Neni 2

Në nenin 7, në pjesën "Për taksat nacionale", shkronja "c" shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 8, në pjesën "Për taksat nacionale", shkronja "c" dhe në pjesën ku flitet për organet

që ngarkohen me nxjerrjen e taksave nacionale shkronja "c", shfuqizohen.

Neni 4

Neni 3 i ligjit nr.8165, datë 21.11.1996 "Për disa ndryshime në ligjin nr.7777, datë 22.12.1993

"Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë"", shfuqizohet.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.