Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7933, DATË 17.5.1995 "PËR PUNËT PUBLIKE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8104, DATË 28.3.1996

Ligji nr. 8351, datë 20 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8351
Data e miratimit
20 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Hyn në fuqi
19 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8351, datë 20.5.1998

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7933, DATË 17.5.1995 "PËR PUNËT

PUBLIKE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8104, DATË 28.3.1996

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7933, datë 17.5.1995 "Për punët publike", ndryshuar me ligjin nr.8104, datë

28.3.1996, në nenin 1, pas fjalës "papunësisë" shtohen fjalët "dhe punëkërkuesve të papunë".

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si vijon:

"Punët publike, në kuptimin e këtij ligji janë":

a) pjesëmarrje në punimet për zbatimin e projekteve që financohen pjesërisht ose plotësisht

nga shteti dhe synojnë ndërtimin, riparimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e elementeve të thjeshta të

infrastrukturës dhe mjediseve publike në qendra të banuara;

b) punësim i përkohshëm në subjekte shtetërore ose organizma joqeveritarë jofitimprurës, që

ofrojnë shërbime shoqërisht të dobishme, ku shteti financon plotësisht ose pjesërisht pagën, kontributet

për sigurime të detyrueshme dhe kosto të tjera të lidhura me këtë punësim.

Neni 3

Në fund të nenit 3, pas fjalës "papunësisë" shtohen fjalët "dhe hiqen nga lista e punëkërkuesve

të papunë".

Neni 4

Në nenin 5 shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.