Ligj

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.2101, DATË 21.5.1998 "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL", I NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7593, DATË 29.7.1992; NR.7798, DATË 23.2.1994; NR.1579, DATË 13.8.1996; NR.8151, DATË 12.9.1996 DHE NR.8346, DATË 13.5.1998"

Ligji nr. 8352, datë 27 maj 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8352
Data e miratimit
27 maj 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 4 qershor 1998
Hyn në fuqi
4 qershor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1998-06-04

LIGJ

Nr.8352, datë 27.5.1998

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.2101, DATË 21.5.1998 "PËR NJË

NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË

PUSHTETIT LOKAL", I NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7593, DATË 29.7.1992; NR.7798,

DATË 23.2.1994; NR.1579, DATË 13.8.1996; NR.8151, DATË 12.9.1996 DHE NR.8346, DATË

13.5.1998"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese",

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet dekreti nr.2101, datë 21.5.1998 "Për një ndryshim në ligjin nr.7573, datë 16.6.1992

"Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal", i ndryshuar me ligjet nr.7593, datë 29.7.1992 ; nr.7798,

datë 23.2.1994; nr.1579, datë 13.8.1996; nr.8151, datë 12.9.1996 dhe nr.8346, datë 13.5.1998" me

këto ndryshime:

Në nenin 1, në paragrafin e tretë bëhen këto ndryshime:

1. Para fjalëve "9 orësh" dhe "tri orësh" të shtohet fjala "e shumta".

2. Në fund të nenit shtohet kjo fjali: "Ndërkohë Komisioni Qendror vazhdon veprimtarinë e

vet për çështje të tjera.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.