PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7602, DATË 9.9.1992 "PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 8361, datë 1 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8361
- Data e miratimit
- 1 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 22 korrik 1998
- Hyn në fuqi
- 6 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1998-07-22
LIGJ
Nr.8361, datë 1.7.1998
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7602, DATË 9.9.1992 "PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7602, datë 9.9.1992 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", në nenin 2 shtohet
një paragraf me këtë përmbajtje:
"Garda e Republikës kryen shërbimin e brendshëm parlamentar në mënyrën dhe në rastet e
përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë dhe të a kteve të dala në
zbatim të saj. Personeli i shërbimit të brendshëm parlamentar është i përhersh ëm. Pjesëtarët e
shërbimit të përhershëm parlamentar mund të shkarkohen ose të l ëvizen në detyra të tjera vetëm në
rastet e parashikuara në ligj dhe në aktet e tjera që rregullojnë veprimtarinë e shërbimit të brendshëm
parlamentar.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2147, datë 9.7.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.