PËR KRIJIMIN E ZYRËS SË ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQËSOR
Ligji nr. 8363, datë 1 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8363
- Data e miratimit
- 1 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 22 korrik 1998
- Hyn në fuqi
- 6 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1998-07-22
LIGJ
Nr.8363, datë 1.7.1998
PËR KRIJIMIN E ZYRËS SË ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQËSOR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 " Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Për administrimin e buxhetit të gjykatave krijohet Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor,
e cila më poshtë do të quhet "Zyra".
Zyra është person juridik më vete, në varësi të gjykatave.
Shpenzimet e veprimtarisë së kësaj zyre përballohen nga buxheti i gjykatave.
Neni 2
Hartimi dhe zbatimi i buxhetit të gjykatave u nënshtrohet rregullave dhe procedurave ligjore
për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Republiken e Shqipërisë. Zyra administron fondet
buxhetore të destinuara për gjykatat, duke siguruar zbatimin në parim të pavarësisë së tij nga pushtetet
e tjera.
Neni 3
Zyra ka këto kompetenca kryesore:
a) Studion dhe përcakton nevojat për buxhet të të gjitha hallkave të gjykatave në bashkëpunim
me sektorët financiare të gjykatave të të gjitha niveleve.
b) Përpunon treguesit financiare që kanë lidhje me kërkesat dhe veprimtarinë e gjykatave.
c) Kontrollon përdorimin e fondeve që u janë dhënë gjykatave sipas destinacioneve.
Neni 4
Fondet buxhetore në dispozicion të Zyrës përbëhen nga:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.