Ligj

PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)

Ligji nr. 8366, datë 2 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 4 shkurt 2010.

Numri
8366
Data e miratimit
2 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 16, 22 korrik 1998
Hyn në fuqi
6 gusht 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1998-07-22

1

LIGJ

Nr.8366, datë 2.7.1998

PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë detyrat, bazat, parimet e organizimit e të drejtimit të

Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) me përjashtim të Shërbimit Gjeologjik të Naftës e

Gazit.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1, "Shtet" - kuptohet Republika e Shqipërisë.

2. "Qeveri" - kuptohet Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë.

3. "Ministri"- kuptohet ministria që mbulon veprimtarinë e Shërbimit Gjeologjik

Shqiptar.

4. "Ministër"- kuptohet ministri i ministrisë që mbulon veprimtarinë.

5. "Person"- kuptohet një person flzik a juridik.

6. "Mineral"- kuptohet çdo substancë në gjendje të ngurtë, të lëngët e të gaztë që ndodhet

në trajtë natyrore mbi ose nën tokë, në ose nën ujë dhe në shkëmb, formuar prej proceseve

gjeologjike.

7. "Mineral i dobishëm" - kuptohet përcaktimi i dhënë në pikën 6, duke shtuar se plotëson

kushtet gjeologjike, minerare, teknologjike për përdorimin me efektshmëri në degë të ndryshme

të ekonomisë.

8. "Rezerva ujore" - kuptohen të gjitha ujërat e brendshme sipërfaqësore e nëntokësore, së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 prill 2004 · 9221 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8366, DATË 2.7.1998 "PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)"
  2. 4 shkurt 2010 · 10227 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8366, datë 2.7.1998 “Për shërbimin gjeologjik shqiptar (SHGJSH)”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.