PËR BARNAT
Ligji nr. 7815, datë 20 prill 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 korrik 1998.
- Numri
- 7815
- Data e miratimit
- 20 prill 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 23 qershor 1994
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1994-06-23
LIGJ
Nr.7815, datë 20.4.1994
PËR BARNAT
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për fabrikimin, importimin , eksportimin,
tregtimin , përdorimin dhe kontrollin e cilësisë së barnave që përdoren për njerëzit në Republikën e
Shqipërisë.
Neni 2
Këtij ligji i nënshtrohen gjithë subjektet, persona juridikë e fizikë, shtetërorë e privatë, vendas
e të huaj që plotësojnë kushtet dhe ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj.
Neni 3
Sipas këtij ligji, me “Barna” kuptohen lëndët e para medikamentoze dhe përgatesat e përftuara
prej tyre që përdoren në sasi dhe rrugë të caktuar në organizmin e njeriut, me qëllim që:
a) të parandalojnë, diagonistikojnë, përmirësojnë e mjekojnë sëmundjet dhe simptomat e tyre.
b) të ndikojnë pozitivisht në natyrën dhe gjendjen e funksionev e fiziologjike të trupit të
njeriut.
Neni 4
Barnat që i përgjigjen farmakopesë dhe standardeve shqiptare ekzistuese e që janë të
regjistruara sipas kërkesave të këtij ligji, lejohet të prodhohen, tregtohen, importohen, eksportohen dhe
të përdoren në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të rasteve që parashikohen në këtë ligj.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 korrik 1998 · 8376 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7815, DATË 20.4.1994 "PËR BARNAT"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.