PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8373, datë 15 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8373
- Data e miratimit
- 15 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 7 gusht 1998
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07
LIGJ
Nr.8373, datë 15.7.1998
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 19.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" dhe të nenit 28 të ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin
nr.7491, datë 29.4.1991 " Për di spozitat kryesore kushtetuese " ", me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që mbron dhe garanton respektimin e
Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
Neni 2
Gjykata Kushtetuese është e pavarur nga çdo organ tjetër në ushtrimin e funksioneve, në
organizimin e saj, si dhe në marrëdhëniet financiare.
Është i ndaluar çdo veprim që cenon pavar ësinë e Gjykatës Kushtetuese në ushtrimin e
funksioneve të saj, në marrëdhëniet financiare, si dhe në ato në lidhje me informacionin e kuadrin.
Neni 3
Vendi i ndodhjes së Gjykatës Kushtetuese është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, Tirana.
Neni 4
Gjykata Kushtetuese harton buxhetin e saj, i cili si pjesë e buxhetit të shtetit, duhet t'i paraqitet
Kuvendit Popullor për miratim.
II. PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
DHE STATUSI I ANËTARËVE TË SAJ
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.