Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7815, DATË 20.4.1994 "PËR BARNAT"

Ligji nr. 8376, datë 16 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8376
Data e miratimit
16 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 7 gusht 1998
Hyn në fuqi
1 shtator 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07

LIGJ

Nr.8376, datë 16.7.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7815, DATË 20.4.1994 "PËR BARNAT"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7815, datë 20.4.1994 " Për barnat" neni 8 ndryshohet si vijon:

"Barnat mund të fabrikohen në vend vetëm pas marrjes së autorizimit përkatës nga Ministri i

Shëndetësisë, sipas rekomandimit të Komisionit të Verifikimit të Kushteve të Fabrikimit të Barnave.

Komisioni i Verifikimit të Kushteve të Fabrikimit të Barnave ngrihet me urdhër të Ministrit të

Shëndetësisë dhe funksionon sipas rregullores së miratuar prej tij."

Neni 2

Në nenin 9, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave (QKKB) regjistron autorizimet e lëshuara, si dhe

barnat që do të fabrikohen. Mosmiratimi i kërkesës për fabrikimin e barnave duhet të jetë i motivuar."

Neni 3

Neni 13 ndryshohet si vijon:

"Leja e regjistrimit të barnave jepet nga Ministri i Shëndetësisë, sipas rekomandimit të dhënë

nga Komisioni i Nomenklaturës së Barnave dhe Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Komisioni

i Nomenklaturës së Barnave është organ Këshillimor i Ministrit të Shëndetësisë dhe funksionon sipas

rregullores së miratuar prej tij."

Neni 4

Neni 14 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.