PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR DETYRIMET E PASHLYERA TË ISH-NDËRMARRJEVE TË TREGTISË SË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUNDREJT KREDITOREVE TË HUAJ
Ligji nr. 8377, datë 22 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8377
- Data e miratimit
- 22 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 7 gusht 1998
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07
LIGJ
Nr.8377, datë 22.7.1998
PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR DETYRIMET E PASHLYERA TË ISH-
NDËRMARRJEVE TË TREGTISË SË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KUNDREJT KREDITOREVE TË HUAJ
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shpallet moratoriumi për të gjitha detyrirnet e pashlyera të ish -ndërmarrjeve të tregtisë së
jashtme, të lindura deri më 31 dhjetor 1992, kundrejt kreditorëve të huaj.
Organet shtetërore dhe institucionet, që kanë të drejta mbi detyrimet e mësipërme, nuk mund
të kryejnë asnjë veprim për pagesën e tyre.
Të, gjitha çështjet civile që janë në shqyrtim, në çdo hallk ë gjyqësore, si dhe vendimet
gjyqësore që kanë marrë formë të prerë ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pezullohen.
Personat e interesuar kanë të drejtë të paraqesin padin ë për kërkimin e detyrimeve, të cilat do
të regjistrohen nga gjykata për efekt të parashkrimit të padisë, që ndërpritet në bazë të nenit 131 të
Kodit Civil.
Neni 2
Detyrimet që i nënshtrohen moratoriumit do të shlyhen sipas kritereve që do të përcaktohen
me ligj të veçantë.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2172, datë 28.7.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.