Ligj

PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTET TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8379, datë 29 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 mars 2002.

Numri
8379
Data e miratimit
29 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 gusht 1998
Hyn në fuqi
2 shtator 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1998-08-18

LIGJ

Nr.8379, datë 29.7.1998

PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTET TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PËRKUFIZIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton parimet që do të udhëheqin përgatitjen, propozimin dhe miratimin e buxhetit

të shtetit dhe përgjegjësitë për realizimin e tij.

Neni 2

2.1. "Buxheti i shtetit" është programi financiar vjetor i cili përbëhet nga fondet e miratuara

me ligj nga Kuvendi Popullor, në të cilin përfshihen të gjitha të ardhurat, huat dhe hyrjet e tjera, si dhe

shpenzimet përkatëse për ushtrimin e veprimtarive dhe kompetencav e të organeve të larta të pushtetit

shtetëror, të administratës shtetërore, të organeve të pushtetit lokal dhe të pushtetit gjyqësor.

Buxheti i shtetit është instrument financiar kryesor për zbatimin e politikave ekonomike dhe

sociale të shtetit.

2.2 "Buxheti i pushtetit lokal" është programi kryesor financiar vjetor i pushtetit lokal në të

cilën përfshihen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet të përcaktuara me ligj për kryerjen e funksioneve

që kanë organet e pushtetit lokal në territorin ku ato veprojnë . Buxheti lokal përbëhet nga pjesa e

buxhetit të pavarur dhe pjesa që financohet nga buxheti i shtetit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 29 mars 2002 · 8871 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.