Ligj

PËR SHTIMIN E NJË DISPOZITE TRANZITORE NË LIGJIN NR.8269, DATË 23.12.1997 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 8384, datë 29 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8384
Data e miratimit
29 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 gusht 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1998-08-18

LIGJ

Nr.8384, datë 29.7.1998

PËR SHTIMIN E NJË DISPOZITE TRANZITORE NË LIGJIN NR.8269, DATË 23.12.1997

"PËR BANKËN E SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 " Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozi min e një grupi deputetësh, anëtarë të Komisionit të Përhershëm të

Ekonomisë, Financave dhe Privatizimit,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", pas nenit 76 shtohet një nen

76/1 me këtë përmbajtje:

"Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës Bankës së Shqipërisë të cilët

kanë qënë propozuar nga Kuvendi Popullor, Këshilli i Ministrave, Ministri i Financave dhe Këshilli

Mbikëqyrës i Bankës së Shqiperisë, të zgjedhur dhe në emëruar në bazë të ligjit nr.8230, datë 6.8.1997

"Për disa ndryshi me në ligjin nr.8076, datë 22.2.1996 "Për Bankën e Shqipërisë" qëndrojnë në këtë

funksion dëri në mbarim të afatit të tyre.

Zëvendësimi i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Ban kës së Shqipërisë që largohen para

mbarimit të mandatit për shkaqe të parashikuara në këtë ligj dhe sipas ligjit nr. 8230, datë 6.8.1997

propozoheshin nga Presidenti i Republikës dhe Governatori i Bankës së Shqipërisë, bëhet me

propozim të Kuvendit Popullor. Ndërsa anëtari që propozohej nga Ministri i Financave propozohet nga

Këshilli i Ministrave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.