PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 "PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR"
Ligji nr. 8387, datë 30 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8387
- Data e miratimit
- 30 korrik 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 18 gusht 1998
- Hyn në fuqi
- 2 shtator 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1998-08-18
LIGJ
Nr.8387, datë 30.7.1998
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 "PËR SISTEMIN ARSIMOR
PARAUNIVERSITAR"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për di spozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7952, datë 21.6.1995 "Për sistemin arsimor pa rauniversitar" në të gjitha nenet
fjalët "Ministria e Arsimit" ndryshohen dhe bëhen "Ministria e Arsimit dhe e Shkencës".
Neni 2
Në nenin 13 shtohet një paragraf i dytë me këtë përmbajtje:
"Ministria e Arsimit dhe e Shkencës përcakton kriteret për dhënien e Medaljes së Artë
nxënësve që përfundojnë arsimin e mesëm publik apo privat me rezultate të shkëlqyera."
Neni 3
Në nenin 25 shtohet paragrafi 25.3 me këtë përrnbajtje:
"Institucioni arsimor, ku duhet të regjistrohet fëmija përcaktohet nga organet e pushtetit lokal,
me propozim të drejtorisë arsimore të rrethit".
Neni 4
Në nenin 43 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
"Ndër institucionet arsimore , publike, parauniversitare mund të privatizohen vetëm
institucionet e arsimit profe sional. Në këto raste mjediset, pajisjet dhe trualli i tyre privatizohen në
përputhje me dispozitat në fuqi.
Ndalohet ndry shimi i destinacionit të institucionit arsimor publik të arsimit profesi nal të
privatizuar."
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.