Ligj

PËR PËRJASHTIMIN NGA PAGIMI I DETYRIMEVE TATIMORE DHE DOGANORE TË PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË

Ligji nr. 8385, datë 30 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8385
Data e miratimit
30 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 gusht 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1998-08-18

LIGJ

Nr.8385, datë 30.7.1998

PËR PËRJASHTIMIN NGA PAGIMI I DETYRIMEVE TATIMORE DHE DOGANORE TË

PERSONAVE JURIDIKË JOBANKARË QË KANË MARRË HUA NGA PUBLIKU I GJERË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 " Për dispozitat kryesore

kushtetuese" dhe të nenit 6 pika 6 të ligjit nr.8360, datë 10.6.1998 "Për kriteret dhe mënyrën e

shpërndarjes së pasurive të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë", me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBILIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim t'i japë zgjidhje problemit të detyrimeve fiskale që kanë ndaj buxhetit të

shtetit, qofshin këto të natyrës nacionale apo lokale, të gjitha subjektet e kontrollit dhe administrimit të

shpallura si të tilla në bazë të paragrafit të parë të nenit 4 dhe të paragrafit të parë të nenit 5 të ligjit

nr.8227, datë 30.7.1997 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8215, datë 9.5.1997 "Për kontrollin

financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë" ", të cilat më poshtë

do të quhen subjekte kontrolli.

Neni 2

Të gjithë detyrimet me natyrë tatimore dhe doganore (fiskale) të prapambetura dhe të

papaguara nga subjektet e kontrollit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji parashkruhen dhe nuk

kërkohen nga organet tatimore dhe doganore.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.