Ligj

PËR SHTETËSINË SHQIPTARE

Ligji nr. 8389, datë 5 gusht 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 21 janar 1999.

Numri
8389
Data e miratimit
5 gusht 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 20 gusht 1998
Hyn në fuqi
4 shtator 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1998-08-20

LIGJ

Nr.8389, datë 5.8.1998

PËR SHTETËSINË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Shtetësia shqiptare është një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe

detyrat e ndërsjellta të personit fizik dhe të shtetit shqiptar.

Shtetësia shqiptare fitohet, rifitohet, humbet apo lihet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i

cili respekton normat e parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të

pranuara nga Republika e Shqipërisë.

Neni 2

Është shtetas shqiptar:

a) Çdo person, i cili ka pasur shtetësind shqiptare deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji;

b) Çdo person, që fiton shtetësinë shqiptare në bazë të këtij ligji.

Neni 3

Shtetasi shqiptar mundet të jetë edhe shtetas i një shteti tjetër.

Neni 4

Askujt nuk mund t'i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare.

Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një

shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër apo t'i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të

huaj dhënia e një shtetësie tjetër.

Neni 5

Fitimi dhe rifitimi i shtetësisë shqiptare, si dhe heqja dorë prej saj, nga të miturit bëhet me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 janar 1999 · 8442 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8389, DATË 5.8.1998 "PËR SHTETËSINË SHQIPTARE

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.