PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7986, DATË 13.9.1995 "PËR INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS"
Ligji nr. 8394, datë 2 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8394
- Data e miratimit
- 2 shtator 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 5 tetor 1998
- Hyn në fuqi
- 20 tetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05
LIGJ
Nr.8394, datë 2.9.1998
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7986, DATË 13.9.1995 "PËR
INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7986, datë 13.9.1995 "Për Inspektoratin Shtetëror të Punës" bëhen këto shtesa e
ndryshime:
Neni 1
Pikat 2 dhe 3 të nenit 2 ndryshohen si më poshtë:
- Me termin "ministër" kuptohet ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale.
- Me termin "ministri" kuptohet Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale.
Neni 2
Neni 6 ndryshohet si vijon:
"Inspektorati Shtetëror i Punës hyn në marrëdhënie dhe zhvillon një bashkëpunim efektiv me:
a) ministritë dhe inspektoratet e varura prej tyre;
b) Insitutin e Shëndetit Publik, përsa i takon higjienës industriale;
c) shërbime të tjera dhe institucione që kryejnë veprimtari të ngjashme;
ç) organet e policisë;
d) gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Mënyrat dhe format e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat e lartpërmendura
rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose me marrëveshje dypalëshe.
Neni 3
Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën "b" të pikës 1 pas fjalës "anketimi", shtohen fjalët "apo fotografimi".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.