Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NE REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7932, DATË 17.5.1995 DHE ME LIGJIN NR.8286, DATË 16.2.1998

Ligji nr. 8392, datë 2 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8392
Data e miratimit
2 shtator 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 5 tetor 1998
Hyn në fuqi
20 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05

LIGJ

Nr.8392, datë 2.9.1998

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR

SIGURIMET SHOQËRORE NE REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME

LIGJIN NR.7932, DATË 17.5.1995 DHE ME LIGJIN NR.8286, DATË 16.2.1998

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 " Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë",

ndryshuar me ligjin nr.7932, datë 17.5.1995 dhe nr.8286, datë 16.2.1998 bëhen këto shtesa e

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 12 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Punëdhënësit privatë mund të sigurohen vullnetarisht deri në dyfishin e pensionit minimal të

pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe atij familjar."

Neni 2

Në nenin 15 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Akti që përmban detyrimin për pagesën e kontributeve përbën titull ekzekutiv."

Neni 3

Në nenin 16, pika 3, fjalët "nga 5000 deri 10 000 lekë", zëvendësohen me fjalët "nga 6000 deri

në 60 000 lekë".

Neni 4

Në nenin 18 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Për kontributet e paderdhura, nga subjektet brenda afatit, organet e sigurimeve shoqërore

kanë të drejtën të nxjerrin aktdetyrimi, i cili është titull ekzekutiv."

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.