Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7943, DATË 1.6.1995 "PËR PENSIONET SUPLEMENTARE DHE INSTITUTET PRIVATE TË PENSIONEVE"

Ligji nr. 8393, datë 2 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8393
Data e miratimit
2 shtator 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 5 tetor 1998
Hyn në fuqi
20 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05

LIGJ

Nr.8393, datë 2.9.1998

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7943, DATË 1.6.1995 "PËR

PENSIONET SUPLEMENTARE DHE INSTITUTET PRIVATE TË PENSIONEVE"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7943, datë 1.6.1995 "Për pensionet suplementare dhe institutet private të

pensioneve" bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1, pika 4 riformulohet si vijon:

"Me termin "Ministri" kuptohet Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale."

Neni 2

Neni 4 ndryshohet si vijon:

"1. Institutet e pensioneve mund të krijohen:

a) nga punëdhënësit, për të punësuarit e punëdhënësit, të cilët e themelojnë ose i bashkëngjiten

atij;

b) nga një institucion financiar privat, i cili vepron për të gjithë personat fizikë me qëndrim të

përhershëm në Shqipëri, duke përfshirë këtu dhe të punësuarit e punëdhënësve, që lidhin një kontratë

me këtë institucion.

2. Instituti i pensioneve mund të jetë:

a) i mbyllur, vetëm për të punësuarit e punëdhënësve ose punëdhënësit, të cilët themelojnë

institutin e pensioneve, ose i bashkëngjiten atij apo lidhin një kontratë me të;

b) i hapur, që pranon edhe persona të tjerë, sipas kushteve të përcaktura në rregulloren e

pensioneve."

Neni 3

Në nenin 5, pika 1 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.