PËR KOMPENSIMIN E ISH-PRONARËVE TË TOKËS BUJQËSORE, JOBUJQËSORE DHE TË TROJEVE TË ZËNA, QË NDODHEN NË ZONËN E LAPRAKËS DHE TË BATHORES NË RRETHIN E TIRANËS
Ligji nr. 8398, datë 3 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8398
- Data e miratimit
- 3 shtator 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 5 tetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05
LIGJ
Nr.8398, datë 3.9.1998
PËR KOMPENSIMIN E ISH-PRONARËVE TË TOKËS BUJQËSORE, JOBUJQËSORE DHE
TË TROJEVE TË ZËNA, QË NDODHEN NË ZONËN E LAPRAKËS DHE TË BATHORES
NË RRETHIN E TIRANËS
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Të kompensohen në natyrë ish-pronarët ose trashëgimtarët ligjorë për pronat në formë kullote,
livadhi, tok e pyjore apo tok e bujqësore dhe jobujqësore, që ndodhen në zonën e Laprakës dhe të
Bathores, sipas përcaktimit në nenin 3 të këtij ligji, në rrethin e Tiranës dhe të patrajtuara nga ligji
nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën", në pronësi të shtetit, kur këto prona do të tje tërsohen në truall,
duke u përfshirë brenda vijave kufizuese ndërtimore të qendrave të banuara.
Neni 2
Ish-pronarët ose trashëgimtarët e tyre ligjorë të pronave, të treguara në nenin 1 të këtij ligji, të
cilëve nuk u është kthyer prona, të kompensohen me troje në zonat turistike apo në qendrat e banuara,
deri në masën 10 000 m2
Ish-pronarët ose trashëgimtarët ligjorë të trojeve të zëna, që ndodhen në zonat e treguara në
nenin 1 të këtij ligji, të cilët nuk janë kompensuar, të kompensohen me troje në zonat turistike apo në
qendrat e banuara, deri në masën 10 000 m
.
2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.