Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7776, DATË 22.12.1993 "PËR BUXHETIN LOKAL"

Ligji nr. 8399, datë 9 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8399
Data e miratimit
9 shtator 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 5 tetor 1998
Hyn në fuqi
20 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05

LIGJ

Nr.8399, datë 9.9.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7776, DATË 22.12.1993 "PËR BUXHETIN LOKAL"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7776, datë 22.12.1993 "Për buxhetin lokal" bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si vijon:

"Buxheti lokal është programi kryesor financiar vjetor i organit të pushtetit lokal. Në të

përfshihen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e përcaktuara me ligj për kryerjen e funksioneve dhe

përmbushjen e kompetencave që ka organi i pushtetit lokal në territorin ku vepron.

Çdo organ i pushtetit lokal ka buxhetin e vet. Buxheti lokal është unik dhe përbëhet nga pjesa

e buxhetit të pavarur dhe pjesa e buxhetit të shtetit."

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si vijon:

"Pjesa e buxhetit lokal të pavarur përbëhet nga të ardhurat dhe shpenzimet që, në përputhje me

dispozitat ligjore, përfshihen në buxhetin e organeve të pushtetit lokal.

Këshillat e organeve të pushtetit lokal janë organet e vetme që, në përputhje me aktet ligjore e

nënligjore, kanë kompetencë të vendosin për hartimin, miratimin dhe zbatimin e kësaj pjes e të

buxhetit."

Neni 3

Në nenin 3 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.