Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7893, DATË 22.12.1994 "PËR SHKENCËN DHE ZHVILLIMIN TEKNOLOGJIK"

Ligji nr. 8401, datë 9 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8401
Data e miratimit
9 shtator 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 5 tetor 1998
Hyn në fuqi
20 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05

LIGJ

Nr.8401, datë 9.9.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7893, DATË 22.12.1994 "PËR SHKENCËN DHE

ZHVILLIMIN TEKNOLOGJIK"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7893, datë 22.12.1994 "Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik" në të gjitha

nenet, fjalët "Komiteti i Shkencës dhe Teknologjisë" zëvendësohen me "Ministria e Arsimit dhe e

Shkencës".

Neni 2

Neni 18 i ligjit nr.7893, datë 22.12.1994 "Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik"

ndryshohet:

"1. Akademia e Shkencës së Shqipërisë (më tej Akademia) është institucion qendro shkencor

kombëtar, që përfshin në sistemin e vet institucione shkencore, Asamblenë dhe Senatin Akademik.

2. Akademia ka për detyrë:

- të kryejë kërkime shkencore fondamentale dhe aplikative në fusha të ndryshme të shkencave

sociale, humanitare, natyrore e albanologjike;

- të kujdeset për të hapur fusha të reja të kërkimeve shkencore, në përputhje me nevojat e

vendit;

- t'u parashtrojë organeve shtetërore çështje të rëndësishme për gjendjen e kërkimit shkencor e

të zhvillimit teknologjik në fusha të ndryshme për rrugët e zhvillimit të shkencës e të kulturës;

- të punojë për përfshirjen sa më të frytshme të shkencës shqiptare në shkencën botërore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.