Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7978, DATË 26.7.1995 "PËR FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 8404, datë 15 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8404
Data e miratimit
15 shtator 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 5 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1998-10-05

LIGJ

Nr.8404, datë 15.9.1998

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7978, DATË 26.7.1995 "PËR FORCAT E ARMATOSURA

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991"Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.7978, datë 26.7.1995 "Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë", në

nenin 4, në vazhdim të fjalisë së dytë shtohen fjalët:

"me përjashtim të njësive ko mando dhe të Policisë Ushtarake, të cilat, me kërkesë të ministrit

të Rendit Publik dhe me miratim të ministrit të Mbrojtjes, mund të përdoren vetëm në mbrojtje të

institucioneve shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë dhe veprojnë në përputhje me ligjet dhe

aktet nënligjore që rregullojnë funksionimin e forcave të Policisë së Rendit".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi me dekretimin nga Presidenti i Republikës.

Shpallur me dekretin nr.2218, datë 15.9.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë , Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.