Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8318, DATË 1.4.1998 "PËR DHËNIEN ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE E KULLOTAVE, QË JANË PASURI SHTETËRORE"

Ligji nr. 8406, datë 17 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8406
Data e miratimit
17 shtator 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 10 tetor 1998
Hyn në fuqi
25 tetor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1998-10-10

LIGJ

Nr.8406, datë 17.9.1998

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8318, DATË 1.4.1998 "PËR DHËNIEN ME QIRA TË

TOKËS BUJQËSORE E PYJORE, TË LIVADHEVE E KULLOTAVE, QË JANË PASURI

SHTETËRORE"

Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispoz itat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998 "Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve

e kullotave, që janë pasuri shtetërore" në nenin 2, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Me "Qiradhënës" nënkuptohet shteti, i përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit

dhe nga organizmat në varësi të saj, të cilat kanë të drejtë të lidhin kontratë qiraje për tokën bujq ësore

e pyjore, livadhet e kullotat që janë pasuri shtetërore me miratim të Ministrit të Bujqësisë".

Neni 2

Çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2225, datë 30.9.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.