PËR POLICINË E NDËRTIMIT
Ligji nr. 8408, datë 25 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 13 korrik 2006.
- Numri
- 8408
- Data e miratimit
- 25 shtator 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 10 tetor 1998
- Hyn në fuqi
- 25 tetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1998-10-10
LIGJ
Nr.8408, datë 25.9.1998
PËR POLICINË E NDËRTIMIT
Në mbësh tetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Policia e ndërtimit është organ ekzekutiv, i armatosur, i specializuar për kontrollin e zbatimit
të ligjshmërisë në fushën e punimeve të ndërtimit dhe të urbanistikës.
Neni 2
Policia e ndërtimit varet nga Ministria që mbulon veprimtarinë në fushën e urbanistikës e të
ndërtimit. Ajo përbëhet nga drejtoria e policisë së ndërtimit dhe degët e saj, të cilat zbatojnë detyrat e
caktuara me ligj dhe me vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë
dhe të këshillit të rregullimit të territorit në rrethe e bashki.
Neni 3
Policia e ndërtimit ka këto kompetenca:
1. Të kontrollojë dhe të zbatojë dispozitat ligjore në fushën e urbanistikës dhe të punimeve të
ndërtimit.
2. Të vendosë gjoba për shkeljen e dispozitave ligjore të mësipërme. Një pjesë e të ardhurave
të krijuara prej tyre i kalojnë policisë së ndërtimit.
3. Të pezullojë e të marrë vendim për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm.
Neni 4
Policia e ndërtimit pezullon punimet e ndërtimit të objekteve, kur vëren shkelje të kushteve
teknike të projektimit dhe të kushteve teknike të zbatimit nga persona fizikë e juridikë, vendas ose të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 20 janar 2000 · 8568 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8408, DATË 25.9.1998 “PËR POLICINË E NDËRTIMIT”
- 29 maj 2006 · 9550 · Për një shtesë në ligjin nr.8408, datë 25.9.1998 “Për policinë e ndërtimit”
- 13 korrik 2006 · 9580 · Për një ndryshim në ligjin nr.8408, datë 25.9.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.