Për riprodhuesit racë-pastër dhe tufat racore në blegtori
Ligji nr. 8409, datë 25 shtator 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8409
- Data e miratimit
- 25 shtator 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 23 tetor 1998
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1998-10-23
LIGJ
Nr.8409, datë 25.9.1998
PËR RIPRODHUESIT RACË-PASTËR DHE TUFAT RACORE NË BLEGTORI
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është:
1. mbështetja e veprimtarisë së përmirësimit racor të kafshëve bujqësore që mbarështohen në
territorin e Republikës së Shqipërisë;
2. mbështetja e ngritjes dhe e funksi onimit të strukturave të përmirësimit racor të kafshëve
bujqësore;
3. disiplinimi i funksionimit të hallkave të përmirësimit racor të kafshëve bujqësore.
Neni 2
Përkufizimet
Në këtë ligj termat e përdorur kanë këtë kuptim:
1. "Kafshë - pastër" quhen kafs hët bujqësore, të vendit ose të importuara, që nuk bartin
formacion gjenetik të racave të tjera, për jo më pak se dy brezni të paraardhësve të njohur.
2. "Riprodhues racë - pastër" quhen kafshët, paraardhësit e breznive të para dhe të dyta të të
cilëve janë të regjistruar në një libër gjenealogjik të së njëjtës racë. Vetë këta individë plotësojnë
kushtet për t'u regjistruar në një libër gjenealogjik.
3. "Material biologjik" quhen sperma, ovulat dhe embrionet.
4. "Libër gjenealogjik" quhet libri, regjistri, skedari apo suporti informatik ku regjistrohen të
dhënat e kafshëve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.